Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, që sipas tij po bëhen 1 muaj që ka marr detyrën por ende nuk është prezantuar ndonjë plan qeverisës.
Hoxhaj tha se kryeministri, Albin Kurti po fshihet pas protokolleve e takimeve zyrtare, ndërsa nuk po u del në ndihmë qytetarëve.
“Albin Kurti është fshehur prapa protokolleve dhe takimeve zyrtare, me ata që dikur veturave të tyre ua fuste flakën, ndërsa as edhe një fjalë apo veprim konkret për tu dalë në ndihmë qytetarëve në këtë periudhë të vështirë”, ka shkruar Hoxhaj.
Ndër të tjera, Hoxhaj ka përmendur edhe përndjekjen e Kurtit për mediat të cilat guxuan të flasin për keqqeverisjen e tij.