Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, në seancën e sotme të Kuvendit, komentoi gjendjen aktuale në Kosovë të shkaktuar nga greva, pasi që nuk po arrihet një marrëveshje mes kryeministrit Kurti dhe sindikalistëve, teksa ka ftuar për një marrëveshje kalimtare.
Hoxhaj iu drejtua Kurtit duke i thënë se nuk është nevoja të luaj rolin e të fortit karshi sindikalistëve.
“Kryeministri Kurti në këtë Kuvend e ka thënë se arsimi është prioritet dhe kërkon konsensus nacional, fakti që s’po ka vullnet për të kërkuar konseënsus me sindikatën tregon se ku jemi. Arsimtarët janë qytetarë të Kosovës dhe ju ftoj që të riktheheni dhe të bisedoni me ta…Ju ftoj juve për një zgjidhje kalimtare meqë nga janari mund të jetë në fuqi Ligji për Pagat është mirë të bisedoni me mësimdhënësit….E ftoj sot që nuk ka nevojë ta luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat e rolin e të fuqishmit në raport me opozitën, por ta kuptojë në thelb se si duket procesi demokratik”, tha Hoxhaj.