Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim kryetarët e pensionistëve të Kosovës, Mybera Vërbovci-Kasumi dhe Shaban Kajtazin.
Në këtë takim është biseduar lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për të zvogëluar ndihmën financiare për pensionistët.
Ndërsa, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Hoxhaj tha se solidarizohet me pensionistët për padrejtësinë që iu është bërë.
“Shqetësimet e pensionistëve, prindërve e gjyshërve tanë, janë më se të drejta dhe duhet të gjejnë mbështetjen e secilit. Si kategoria më e rrezikuar gjatë pandemisë, ne do të kërkojmë nga Qeveria edhe në Kuvend që të kthejë ndihmat dhe të shtojë mbështetjen financiare për ta”, shkruan Hoxhaj.