Hoxhaj në Vjenë takon eurodeputetin Mandl, diskutojnë për liberalizimin e vizave

Hoxhaj në Vjenë takon eurodeputetin Mandl, diskutojnë për liberalizimin e vizave

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj sot po qëndron në Vjenë, ku ka takuar mikun dhe eurodeputeti, Lika Mandl.



Hoxhaj njofton tutje se u pajtuan se Bashkimi Evropian duhet të jetë me strategjik në rajon dhe të nis procesin e zhbllokimit të liberalizimit të vizave.

Postimi i plotë:

“Në Vjenë sot pata një diskutim të mrekullueshëm me mikun tim, eurodeputetin Luka Mandl, mbi çështjet aktuale dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Ballkani Perëndimor.

U pajtuam se Bashkimi Evropian duhet të jetë më strategjik në rajon, duke nisur nga zhbllokimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Related Articles