Hoxhaj: Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e mashtrimeve

Hoxhaj: Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e mashtrimeve

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se Kurti si kryeministër do të duhej që të sillte në Kuvend një platformë për dialogun. Sipas Hoxhajt, Kurti pasi të dorëzojë një platformë e tillë,  do të duhej ta ftonte për takime opozitën, shkruan Gazeta Express.

Ndër të tjera Hoxhaj tha se Kurti tani është pa platformë, pa vizion dhe duke ikur nga zotimet e tij.

“Albin Kurti, si kryeministër, do të duhej ta sillte në Kuvend një platformë që do t’i ngërthente në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. Vetëm pasi të dorëzohej një platformë e tillë, atëherë të vinte një ftesë për opozitën. Sot për sot, ai është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re. Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve”, ka shkruar Hoxhaj në një postim në “Facebook”.

Albin Kurti, si kryeministër, do të duhej ta sillte në Kuvend një platformë që do t'i ngërthente në vete parimet,…Posted by Enver Hoxhaj on Tuesday, May 25, 2021

Related Articles