Hoxhaj pas refuzimit të kërkesës së ish-ushtarëve të UÇK-së: Janë sinonim i lirisë

Hoxhaj pas refuzimit të kërkesës së ish-ushtarëve të UÇK-së: Janë sinonim i lirisë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas refuzimit të kërkesës së mbrojtjes së ish-pjestarëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për lirim të përkohshëm nga Paneli i Gjykatës së Apelit.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se ish-pjestarët e UÇK-së, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë.

“Hashim Thaçi, Kadi Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronjë të gjallë të Kosovës, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë! #LiriaKaEmër”, ka shkruar Hoxhaj.

/Gazeta Enigma/

Related Articles