Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe ambasadorin, Nicholas Abbott.
Hoxhaj tha se është e rëndësishme mbështetja britanike për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu ripëresriti qëndrimin se dialogu duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë.
“Takim i shkëlqyeshëm me Emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe me ambasadorin Nicholas Abbott. E rëndësishme mbështetja britanike për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nga i cili duhet të rezultojë njohja e ndërsjellë dhe për të përballuar kërcënimet e akterëve joperëndimor në Ballkan”, tha Hoxhaj. /Gazeta Enigma/.