Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shkruar për tre vjetorin e arrestimit të Thaçit dhe të tjerëve, të cilët tani po gjenden në Hagë.
“Sot, u bënë tri vjet nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”.
” Lufta çlirimtare e Kosovës e ka vulën e sakrificës së popullit tonë, të NATO-s, të SHBA-së, të BE-së dhe shteteve perëndimore! Historia jonë e fitores mbi të keqën nuk ndryshohet, tjetërsohet apo delegjitimohet!”, ka shkruar Hoxhaj.