Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministri, Albin Kurti, për të filluar dialogun me Serbinë.
Sipas Hoxhajt, me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut, Kurti përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave.
Ai tha se Kurti e ka rinisur dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa pasur strategji apo platformë për dialogun.
“Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji. Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, shkroi Hoxhaj.
/Gazeta Enigma/