Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi që presidenti i Serbisë Aleksandër Viçiq e ka dekoruar shkrimtari, Peter Handke me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjeviqit”.
Hoxhaj në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiq si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë.
“Laureati i Çmimit Nobël, Peter Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiq si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë. Rehabilitimi i Millosheviqit dhe politikat e tij gjenocidale nga Serbia tregojnë se Serbia është e njëjtë: një shtet gjenocidal”, ka shkruar Hoxhaj.