Enver Hoxhaj nga PDK, ka akuzuar Qeverinë Kurti për vdekjen tragjike zyrtarit të FSK-së, Liman Musliu.
Musliu ndërroi jetë teksa punonte në ndërtimtari.
Hoxhaj shprehet i pikëlluar me rastin, teksa pati disa fjalë edh për qeverinë.
“Më pikëlloi jashtëzakonisht humbja tragjike e Liman Musliut, ish-ushtar i UÇK-së dhe pjesëtar i FSK-së, të cilin e njoha personalisht që shumë vjet. Një njeri me shumë virtyte, që dikur rrezikoi jetën për lirinë e atdheut, sot humbi jetën për të mbijetuar. Kjo është fytyra e qeverisë Kurti, ku heronjtë tanë detyrohen të punojnë në kushte të rrezikshme, për të plotësuar nevojat bazë të familjeve të tyre, sepse pagat e tyre janë të pamjaftueshme për një jetë të denjë. Ngushëllime të sinqerta familjes së Limanit dhe respekt për sakrificën e tij të dyfishtë”, shkroi Hoxhaj në Facebook. /Gazeta Enigma