Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, së fundmi ka reaguar lidhur me mosekzekutimin e pagave ndaj mësimdhënësve, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj u shpreh se Qeveria duhet t’i ekzekutojë sot pagat për mësimdhënësëve.
“Zbatimi selektiv i ligjit ndodh kur sistemi është autoritar, i padrejtë, si marrëdhënie e nënshtrimit dhe ndëshkimit të njeriut nga një njeri! Qeveria të ekzekutojë pagat SOT sipas shembullit të administratës, ligjeve vendore dhe normave demokratike ndërkombëtare!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai tutje ka thënë se Qeveria të udhëhiqet nga vyrtyti politik, duke dëgjuar zërin e ndërgjegjes brenda tyre, që është zëri i mësimdhënësve!