Hoxhaj reagon ndaj pushtetarëve që dje s’ua përmenden emrat të akuzuarve në Hagë

Hoxhaj reagon ndaj pushtetarëve që dje s’ua përmenden emrat të akuzuarve në Hagë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar krerët shtetëror, të cilët dje, gjatë seancës në Kuvend për nder të Ditë së Pavarësisë, nuk përmenden krerët e UÇK-së në fjalimet e tyre.

“Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet”, është thënia, me të cilën Hoxhaj i përshkroi ata, të cilët nuk ia përmenden emrin as Thaçit, as Veselit, mirëpo as Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj thotë se kjo sjellje është zemërngusht ndaj atyre me të cilët lidhet historikisht shpallja e pavarësisë.

“Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.” Kjo i shkon sjelles së djeshme zemërngushtë të atyre që në Kuvend nuk mundën t’ia thonin emrin atij, me të cilin historikisht lidhet shpallja e Pavarësisë, Hashim Thaçit, dhe as të përmendin luftëtarët tanë të lirisë, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin!”, shkruan Hoxhaj.

Related Articles