Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas refuzimit të Malit të Zi për t’i sjellë ushtarët në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes rrjetit sociale “Twitter”, Hoxhaj ka thënë se ideja ‘Srpski Svet po bëhet një kërcënim për orientimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.
“Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë në kuadër të KFOR-it është një thirrje zgjimi për partnerët tanë në NATO. ‘Srpski Svet’ po bëhet një kërcënim për orientimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor. Ndarja e unitetit të NATO-s në rajon dhe në Kosovë u shërben vetëm interesave të Beogradit dhe Moskës, askujt tjetër”, shkruan Hoxhaj.
Ndryshe, një ditë më parë u raportua se koalicioni qeveritar Fronti Demokratik pro-rus ndaloi dërgimin e ushtarëve malazezë në misionin e KFOR-it në Kosovë.