Deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar pas vdekjes së Papa Françeskut, me ç’rast ka vlerësuar figurën e Papës si një udhëheqës shpirtëror të jashtëzakonshëm dhe të përkushtuar ndaj njerëzimit.
“Pusho në paqe, Papa Françesku. Përulësia, dhembshuria dhe përkushtimi yt i palodhur nuk do të harrohen kurrë. Bota po vajton një udhëheqës të vërtetë shpirtëror,” ka shkruar Hoxhaj.
Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. / Gazeta Enigma/