Hoxhaj: Serbia s’është e interesuar për Asociacion, por për ndarje të veriut

Hoxhaj: Serbia s’është e interesuar për Asociacion, por për ndarje të veriut

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në emisionin “Raport” ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për Asociacion.

Sipas tij, Serbia dëshiron ta përdorë veriun e Kosovës që ti tregojë partnerëve ndërkombëtar që Kosova është shtet i dështuar.

“Unë jam 100 përqind i sigurt sikur jam duke qëndruar para jush se Serbia nuk e pranon, por që ajo nuk është e interesuar për Asociacion, Serbia është e interesuar për territor, për ndarje të veriut të Kosovës dhe Serbia është e interesuar që ta përdorë veriun e Kosovës si temë mi tregu botës që ky vend, ky popull nuk di mu qeverisë, që është shtet i dështuar, Serbia është e interesuar që ta përdorë veriun që Kosova mos të ketë kredibilitet ndërkombëtar, që partnerët tanë evropian dhe amerikanë mos me i besu Kosovës”, tha ai në “Raport”./Gazeta10

Related Articles