Këtë të hënë është mbajtur Konventa e 12-të e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Bedri Hamza është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.
Të gjithë të pranishmit ngritën kartonin e gjelbër, përveç Enver Hoxhajt, i cili në fjalën e tij gjatë konventës edhe njëherë kërkoi që kjo konventë të shtyhej për një javë, theksoi se sot nuk do të merr pjesë në votim.
“Unë nuk do të marrë pjesë në këtë garë, por do ta respektoj vendimin tuaj”, tha Hoxhaj.
