Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, është takuar sot me diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ishte kënaqësi ta takonte Ischinger në Prishtinë, derisa tha se ai është njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.
“Kënaqësi e veçantë ta takoj në Prishtinë mikun tim dhe mikun e Kosovës, ambasadorin Wolfgang Ischinger, njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Gjithnjë falenderues ndaj tij për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe popullit tonë.”, ka shkruar Hoxhaj.