Hoxhaj takohet me kongresmenin Higgins

Hoxhaj takohet me kongresmenin Higgins

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj u takua në Uashington me kongresmenin Clay Higgins, Zëvendëskryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Gjatë takimit, Hoxhaj kërkoi mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar rëndësinë e sigurisë së Ballkanit dhe integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

“Me kongresmenin me ndikim Clay Higgins, Zëvendëskryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve. Kërkova mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO.”, ka shkruar ai në Facebook,

Në takimet e tij, dhe pas fjalimit që pati dje në Kongresin Amerikan, ku kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO, Enver Hoxhaj vijon të forcojë lidhjet me zyrtarë amerikanë dhe të promovojë interesat strategjike të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Related Articles