Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, vlerëson se anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë prioriteti i vetëm i Qeverisë Kurti gjatë këtij viti.
Hoxhaj, thotë se përpjekjet e Qeverisë Kosovës për anëtarësim në NATO janë vetëm deklarative.
“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë një prioritet të vetëm në vitin 2022 dhe prioriteti i vetëm duhet të jetë anëtarësimi në NATO, në NATO dhe vetëm në NATO dhe jam i sigurt që nëse Kurti do të ishte i vendosur dhe do të koordinohej me partnerët tanë ne brenda vitit 2022 do ta marrim anëtarësimin në Partneritetin për Paqe. Anëtarësimi në Partneritet për Paqe është një proces teknik, është një paradhomë, ndërsa anëtarësimi për NATO do të mund të arrihej brenda dy-tri viteve të ardhshme”, ka deklaruar ai në KlanKosova.