Në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, janë pajtuar dy familje për rastin e plagosjes me armë zjarri në Tregun e Gjelbër e cila ndodhi muajin e kaluar.
Lajmin e bëri të ditur vet Hoxhë Fatmir Latifaj i cili sot i pajtoi familjen Abdullahu nga fshati Suhodoll dhe familjen Asllani nga Vinarci.
“Pajtim mes familjes Abdullahu, SUHODOLL dhe familjes Asllani, VINARC. Sot me datën 01.05.’21 ditë e Shtunë në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve: Familja ABDULLAHI prej Suhodollit të Mitrovicës e fal plagesën: Familjes ASLLANI nga fshati Vinarci i Mitrovicës”, ka shkruar Hoxhë Latifaj.
Ndryshe, në muajin prill, një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë. Gazeta “Enigma”.