Kryetari i Kuvendi, Glauk Konjufca është duke qëndruar për vizitë në Zvicër dhe në Gjermani.
Ai sot së bashku me ish-kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri kanë takuar mërgimtar në këto dy vende.
Bahtiri tha se edhe pse në mërgim ata kanë arritur mjaft duke zotëruar pozita të rëndësishme.
“Nder dhe kënaqësi që së bashku me mikun tim, Glauk Konjufca të jemi në mesin e mërgimtarëve tanë në Gjermani dhe Zvicër. Shqiptarët, pavarësisht ku gjendën, mikpritjen e kanë parim kryesor, me të cilin na e zbardhin fytyrën anë e kënd botës! M’u bë zemra mal me arritjet e tyre. Edhe pse në vend të huaj, mërgimtarët tanë zotërojnë pozita të rëndësishme duke udhëhequr biznese me rëndësi të madhe për shtetet ku jetojnë dhe veprojnë. Faleminderit për pritjen vëllazërore! Faleminderit që na bëni krenarë sot e përmot! Bashkë do të punojmë për të mirën e atdheut tonë!”, ka shkruar Bahtiri në një postim në “Facebook”. a