Ikballe Huduti, studiuese e fesë ka deklaruar se ka bërë një studim sipas së cilit ka nxjerrë disa përfundime sa i përket kësaj çështjeje, raporton Gazeta “Enigma”.
Huduti në “Rubikon” tha se në Kosovë ka tolerancë individuale, siç e quan ajo, por jo tolerancë të nivelit shtetëror.
Sipas saj, myslimanët janë të diskriminuar në nivel shtetëror, pasi sipas saj shteti nuk i zgjidh disa probleme që mandej thotë se i përdor si vegla për momente të caktuara.
“Unë e kam bërë një studim shpejt e shpejt, sa i përket tolerancës individuale jemi mirë, kur kemi familjar të fesë tjerët brenda familjes hiç se kemi problem, kjo ekziston është mirë. Ndërsa sa i përket nivelit shtetërorë atëherë këtu myslimanët shqiptarë janë të diskriminuar”.
“Janë të diskriminuar sa i përket tolerancës sepse kemi disa problematike që qeveritarët nuk duan t`i zgjedhin për arsye se gjithmonë e përdorin fenë si vegël për momentet e duhura kur janë problemet më të mëdhaja shtetërore. Po diskriminohemi se nuk na zgjidhen disa probleme ma elementare”, tha Huduti.