Një hulumtim i ri tregon që marrja me punët e shtëpisë ka lidhje të drejtpërdrejtë me jetën seksuale
Në të vërtetë, partnerët të cilët bashkëpunojnë ndërmjet vete dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në përgatitje të ushqimit, në larje të enëve, në pastrim, në hekurosje dhe në punët e ngjashme, më së sheshti bëjnë dashuri.
Sipas rezultateve të hulumtimit, ekziston lidhja e qartë midis sasisë së kohës së kaluar duke punuar nëpër shtëpi dhe kohës të cilën partnerët e shfrytëzojnë për seks.
Çiftet me më shumë energji dhe kuptim për argëtim organizojnë kohën në atë mënyrë që të kenë mundësi të mjaftueshme që të merren me aktivitetet që i duan.
Në të vërtetë, ndarja e punëve të shtëpisë, pos që ia bën më të lehtë jetën partneres, te gjinia e bukur nxisin dëshirën e fuqishme që partnerin ta shpërblejmë me seks.
Në punët e shtëpisë mesatarisht meshkujt i shpenzojnë dy orë në javë, ndërkaq femrat tetë herë më shumë, andaj nuk çudit konkludimi që balancimi më i mirë krijon rrethana për seks.
Në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 6 mijë çifte bashkëshortore, ndërkaq të dhënat tregojnë që çiftet të cilët bashkërisht i bëjnë punët e shtëpisë, mesatarisht bëjnë dashuri pothuajse 85 herë në vit, apo afërsisht dy herë në javë, gjë që është e mjaftueshme nga mesatarja e zakonshme.