Humb jetën 18-vjeçari shqiptar, u aksidentua në Kretë të Greqi

Humb jetën 18-vjeçari shqiptar, u aksidentua në Kretë të Greqi

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur në Kretë pak pas mesnatës së të enjtes (29 gusht).

Motoçikleta, me të cilën udhëtonte 18-vjeçari shqiptar, për arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një tabelë të vendosur pranë një stacioni autobusi.

18-vjeçari, i cili ishte pasagjer në motor, për shkak të përplasjes ka rënë nga motori dhe është përplasur me kokë në shtyllë.

Me gjithë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit të urgjencës së mbërritën në vendin e ngjarjes, si dhe mjekëve në Urgjencën e Spitalit të Chanias ku u transferua, i riu shqiptar humbi betejën për jetën, duke përhapur trishtim të papërshkrueshëm tek të afërmit e tij.  

Po ashtu 18-vjeçari drejtues i motoçikletës me origjinë greke ka mbetur i plagosur lehtë, por nga aksidenti rrugor ka pësuar një tronditje të fortë.  

Policia Rrugore e Chanias po heton shkaqet e këtij aksidenti, me viktimën një të riu në rrugët e Kretës.

Related Articles