Një i moshuar ka humbur jetën pasi një automjet e goditi atë derisa ishte duke e kaluar rrugën, raporton Gazeta “Enigma”.
Ky aksident ka ndodhur në rrugën Lushnjë – Fier.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, viktima është 77-vjeçar, dhe ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marr.
Pas veprimeve procedurale, drejtuesi i motomjetit është arrestuar në flagrancë. Hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.