Humb jetën në aksident 24-vjeçarja shqiptare në Itali

Humb jetën në aksident 24-vjeçarja shqiptare në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur në Castelmassa të Italisë ku ka humbur jetën një 24-vjeçare shqiptare.

Raportohet se viktima po udhëtonte me veturën e saj kur u përplas me murin e një shtëpie.

Karabinierët ende po rindërtojnë dinamikën e aksidentit ndërkohë zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e 24-vjeçares, e cila u shtyp pjesërisht nga makina.

Pavarësisht ndërhyrjes, operacionet e shpëtimit përfunduan pas rreth tre orësh, dhe mjekët u desh ta deklaronin të vdekur të renë.

Related Articles