Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Fier, ku një fëmijë vetëm 3 vjeç është dërguar pa shenja jete në spital.
Burime bëjnë me dije se fëmija është dërguar nga edukatoret e kopshtit në spital.
“Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.