Humb jetën në vendin e punës 32 vjeçari në Tiranë

Humb jetën në vendin e punës 32 vjeçari në Tiranë

Një punëtor ka humbur jetën në ambientet e jashtme të një qendre tregtare në Tiranë.

Bëhet me dije se 32-vjeçari u rrëzua nga një mjet pune tip pirun dhe u shtyp për vdekje nga një tjetër mjet pirun që drejtohej nga kolegu 61-vjeçar.

I riu ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në spitalin e Traumës, ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin e kolegut të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra. Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale”, njofton policia e Tiranës.

Related Articles