Humb jetën një 56-vjeçar në Tiranë, derisa po riparonte veturën

Humb jetën një 56-vjeçar në Tiranë, derisa po riparonte veturën

Një 56-vje֛çar në Tiranë ka humbur jetën sot, pasi është prerë në kokë, teksa po riparonte makinën.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, derisa tha se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Sipas informacioneve të para, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fleksibil, aksidentalisht, ai është prerë në kokë. Si pasojë e plagëve të marra 56-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles