Ka humbur jetën një person në Vlorë, i cili dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në të cilën po punonte.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se personi i cili ka humbur jetën është i moshës 60-vjeçare, shkruan Abcnews.
“Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.