Humb jetën një fëmijë në QKUK, dyshohet se iu dha gabimisht medikamenti nga një mjek në Gjakovë

Humb jetën një fëmijë në QKUK, dyshohet se iu dha gabimisht medikamenti nga një mjek në Gjakovë

Rastet kur mjekët akuzohen nga familjarët për humbjen e më të dashurve të tyre nuk janë të shpeshta.

Megjithatë, ka raste kur ata janë denoncuar nga fmiljarët në Polici dhe janë hetuar, nën dyshimet për mostrajtim të duhur apo edhe dhënies gabimisht të ndonjë medikamenti që ka mundur të çojë në fatalitet.

E një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në QKUK, ku një fëmijë ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Sinjali mëson se si shkak i vdekjes së fëmijës ka ardhur pasi atij iu është dhënë gabimisht medikamenti.

Medikamenti i llojit të “shurupit” mësohet se iu është dhënë nga një mjek në Gjakovë.

Gazeta Enigma ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës por që këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

Related Articles