Një punëtor, Adriatik Xhafaj, 43 vjeç, humbi jetën në Tiranë pasi u përplas nga një fadromë gjatë punës në zonën e Dajtit.
Pas aksidentit, drejtuesi i fadromës, Ilir Çaka, 56 vjeç, u arrestua nën dyshimin për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë në vazhdim.
