Një zonjë e moshuar ka humbur në Prishtinë sot, e cila më pastaj është gjetur nga një i ri.
Enhar Kabashi ka thënë se zonjën e moshuar e ka takuar te rruga që lidh Pallatin e Drejtësisë dhe Burgun e Prishtinës dhe se e njëjta tani gjendet në stacionin e policisë numër 4.
“Këtë zonjë sot e pash ndërmjet rrugës që e lidh Pallatin e Drejtësisë dhe Burgun të Prishtinës. Niherë mendova mos është t’u shku diku edhe i thash që unë e qoj deri ku kish me shku, mirëpo e pashë që kish humb. E kom lajmëru në polici edhe ata e kanë marrë, përkatësisht është te stacioni i policisë nr. 4 afër hotel Victory. Kështu, që kushdo që e ka familjar, ose, e njeh aty e gjeni”, ka shkruar ai.