22-vjeçari shqiptar Sami Macukulli që humbi jetën dje pasi ra nga një lartësi prej 50 metrash në Franciacorta në Itali teksa ishte duke punuar kishte bërë plane për martesë Mediat italiane shkruajnë se Macukulli i kishte premtuar partneres se do të shkonin të jetonin bashkë në një shtëpi të bukur në Porto Santa Margherita pas martesës.
Gjithçka ishte gati, por fati e deshi që ëndrrat e tij të mos realizoheshin.
Jeta e tij ishte me sakrifica, punë dhe pak miqësi. Samiu filloi të punojë me të atin, te Sim Ponteggi i Samir Cela, i cili jeton në lagjen Falconera, por kompania e të cilit është e vendosur në zonën komunale të San Stino, në lokalitetin La Salute, jo shumë larg restorantit Rotonda në Triestina Bassa.
Ndërkohë, e ëma dhe e fejuara e tij jetonin në Shqipëri, në zonën e Dibrës.