Latif Bytyqi, i cili humbi jetën para dy ditësh në vendin e punës në Slloveni do të varroset nesër më 27 shkurt në fshatin Shkozë të Malishevës.
Njoftimi u bë nga faqja e këtij fshati në Facebook,
Ceremonia e varrimit do të bëhet me fillim nga ora 14:00.
“Gjithashtu ju informojmë se e pamja hapet gjithashtu nesër më 27.02.2026, në odën te Xhamia e fshatit Shkozë-Malishevë”, thuhet në njoftim
