Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Hoçisht të Korçës.
Bëhet fjalë për shtetasinShkëlqim Callo, banues në fshatin Përparimaj të Devollit, i cili para 3 ditësh ishte larguar nga banesa e tij dhe kanë qenë familjarët ata që kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.
Ditën e sotme është bërë e mundur gjetja e trupit të 66-vjeçarit.
Policia bën me dije se nga verifikimi i trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj e mendohet se vdekja e 66-vjeçarit mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./Euronews.al