Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas të Beratit.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, “rreth orës 18:30, në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, shtetasi S. R., 40 vjeç, banues në Duhanas, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin kullues anës saj.”
Si pasojë e përplasjes, 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor i Policisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
