Skuadra e Ponte Prizrenit ka humbur me shifra të thella ndaj Pejës, në palestrën “Karagaçi”.
Ndeshja është mbyllur me rezultat prej 108:85 në favor të pejanëve, ndërsa pas ndeshjes është shprehur i zhgënjyer kryetrajneri i skuadrës prizrenase, Arbnor Rifati.
Megjithatë tekniku nder tjera beson se në ndeshjen e katërt do të arrijnë fitore për ta barazuar serinë.
“Në këtë ndeshje e kemi pasur mungesën e Jousha Martin i cili ka pas disa ankesa dhe kjo ka ndikuar në paraqitjet tonë. Kemi qenë të hendikepuar kundër një skuadre që luan me tri qendra kurse ne kemi luajtur me vetëm një qendë dhe kjo ishte pasoja që kemi humbur me rezultat të thellë”.
Lojtarët e mi nuk ishin të koncentruar për të ardhur deri te fitorja. Ky është play-off, Peja me një këmbë është në finale por ne nuk do të dorëzohemi dhe të arrijmë fitore eventuale të dielën do të shkonim me ndeshjen e pestë në Prizren”, ka thënë Rifati.
Ponte Prizreni me këtë humbje ka bërë një hap fals për kalimin tutje në finale, ndërsa kjo është në favor te Pejës, pasi me një fitore eventuale në lojën e katërt kalon në finale të “Play-offit”. Gazeta “Enigma”.