Huliganët serbë vazdojnë me thirrjet skandaloze.
Në ndeshjen që po zhvillohet në Budapest mes Hungarisë dhe Serbisë, huliganët serbë brohoriten “Kosova është Serbi”, por që morën një kundërpërgjigje të fortë nga vendasit.
Hungarezët fishkëllyen menjëherë këto thirrje, madje fishkëllyen edhe himnin serb në fillim të ndeshjes.
Të tronditura nga ky reagim i duhur dhe fantastik i hungarezëve kanë mbetur mediat serbe, të cilat raportuan se nuk e prisnin një reagim të tillë nga hungarezët.
Raportimi me foto nga ‘Kurir’ i përkthyer në gjuhën shqipe:
Kjo ndeshje ka karakter ndërkombëtar dhe organizohet nën patronatin e UEFA-s dhe FIFA-s, andaj nuk duhet të kalojë pa dënimin e merituar për Federatën e Futbollit të Serbisë.