Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se në këtë takim u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për impaktin pozitiv që ato kanë në procesin e integrimit evropian të Kosovës e të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj.
Konjufca falënderoi Bozsik për mbështetjen e qeverisë hungareze për Kosovën dhe theksoi nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë në proceset që vendi ynë ka para vetes.
Ambasadori hungarez pasi falënderoi Konjufcën për pritjen e përzemërt, konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të shtetit të tij në mbështetje të aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe forcimit të rolit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare