Hungaria ka korrigjuar hartën e vendeve që kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024, në të cilën nuk përfshihej Kosova.
Kjo u bë e ditur nga Balázs Orban, drejtor politik i Kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Përmes një njoftimi në platformën sociale “X”, ai ka treguar se është bërë korrigjimi i gabimit në rastin e Kosovës, dhe ka uruar xhudistet shqiptare.
Ditë më parë, pati regime të ashpra ndaj shtetit hungarez në raport me Kosovën.
Ish–ministri Enver Hoxhaj në një postim në “X” ka shkruar se qeveria hungareze po pasqyron një realitet fiktiv.
“Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i drejtë i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe do të mbetet gjithmonë aty. Më shumë fat herën tjetër me gjeografinë”, ka shkruar Hoxhaj.
Hungaria është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, më 19.03.2008.
Edhe pse Hungaria ka njohur Kosovën si shtet, kryeministri i tanishëm nuk shpreh pëlqyeshmëri ndaj Kosovës. Orban ka raporte të mira me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kosova në Lojërat Olimpike “Paris2024”, mori dy medalje olimpike nga përfaqësueset Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.
No words needed—number of #Olympic medals in the region
Congratulations to the #Hungarian #Olympians once again – now with the correct figure by @mandiner ❤️🤍💚 pic.twitter.com/KDQOAU4njH— Balázs Orbán (@BalazsOrban_HU) August 13, 2024