Qeveria e Hungarisë, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, përcjellë GazetaEnigma.
Ky vendim erdhi si shkak i gjendjes aktuale në Ukrainë, vend ky i përfshirë nga lufta thash e disa muaj.
Kryeministri Viktor Orban e bëri njoftimin me anë të një videoje në Facebook, ndërsa u shpreh se kabineti i tij do të jetë në gjendje t’u përgjigjet sfidave shpejt.
Me kalimin në gjendjen e emergjencës, Orban do të jetë në gjendje të qeverisë me dekret.
Orban, i cili u rizgjodh për një mandat të katërt radhazi në prill, ka përdorur rendin e posaçëm ligjor më parë, një herë për shkak të migrimit dhe përsëri gjatë pandemisë së koronavirusit. / GazetaEnigma