Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se LDK-ja me propozimin e saj po sillet si në kohën e UNMIK-ut.
Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar shefja e Grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami.
Sipas saj, Vetëvendosje e ka kthyer vendin si dikur në kohën e UNMIK-ut.
“Vendin në kohën e UNMIK-ut e para asaj kohe e ka kthyer LVV, sepse në kohën e UNMIK-ut: nuk ka pasur sanksione ndërkombëtare ndaj Kosovës, zyrtarët shtetërorë janë përgjigjur institucioneve të drejtësisë e nuk i kanë mohuar ato, politikanët që kanë shkelur Kushtetutën kanë dhënë dorëheqje, nuk kanë marrë institucionet peng, kuvendi nuk është mbledhur 12 herë me radhë për të dështuar në zgjedhjen e kryetarit.
Për me tepër është LVV-ja që ka pranuar marrëveshje me Serbinë ku i referohet Rezolutës 1244 mbi të cilën funksionon edhe UNMIK-u.
Sot, Kosova është në krizë, sepse LVV-ja nuk pranon që s’po mund të bëjë shumciën, LVV-ja sot e mbani shtetin peng, sepse ata e e kanë intersin e partisë para interesit të shtetit e intersin personal mbi interesin qytetarë.
Mos e pranoni propozimin tonë, është e drejtë e juaja, ne nuk imponojmë, ne kemi propozuar zgjidhje, urdhëro e bëjeni shumicën e mos u tallni me shtetin dhe me qytetarët.
Propozimi për qeveri transitore përmes marrëveshjes nuk është kundër askujt por është në të mirë të të gjithë qytetarëve”, shkruan Bajrami në reagim.