Hykmete Bajrami i ka reaguar ministres Nagavci pasi tha se “çerdhet e reja në përqindje në tri vite qeverisje, janë 850 për qind më shumë se sa që janë realizuar gjatë periudhës 2003-2020”.
Bajrami tha se ministrja i ka bërë “kërrsh” përqindjet.
Në një postim në Facebook, ajo ka shtuar se sipas saj i bie që gjatë viteve 2003-2020 është ndërtuar një gjysmë çerdhe e më pas është rritur numri në 4.
“Këta a janë analfabetë funksional apo na trajtojnë të gjithëve si të tillë?! Ministrja Nagavci paska thënë më KTV se gjatë mandatit të saj janë ndërtu 850% me shumë çerdhe se në gjatë viteve 2003-2020, sipas saj i bie që prej vitit 2003 deri në vitin 2020 në Kosovë është ndërtu një gjysmë çerdhe, kjo mandej e ka rritë numrin për 850%, pra prej 1/2 tash janë bë 4. Për besë s’din njeri a me qeshë a me qajtë”, ka shkruar Bajrami. / Gazeta Enigma.