Hykmete Bajrami reagon ndaj video-sulmit të VV-së: Jeni të mjerë ju, e mjerë ky vend që ju ka juve

Hykmete Bajrami reagon ndaj video-sulmit të VV-së: Jeni të mjerë ju, e mjerë ky vend që ju ka juve

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar lidhur me videon ironizuese të VV-së, ku flet për veprimet e opozitës dhe hedh akuza të rënda ndaj tri partive parlamentare opozitare.

Bajrami i ka quajtur të mjerë e dështakë.

“Ju jeni dështakë, praktikantë e të dëmshëm. Ju jeni fatkeqësia e këtij vendi. Që dy vjet e gjysmë asnjë e mirë për këtë vend përveç video propaganduese, skandale, korrupsion e tash izolim dhe sanksione”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Postimi i plotë i Bajramit:

Jeni të mjerë

Mjerë ky vend që po e qeverisni

U prishët me miq e aleatë. Dështuat në secilën përpjekje në Veri.

Nuk realizuat asnjë premtim – asnjë të vetëm dhe sot delni e na thoni që jemi me Serbinë!?

Kush? Ju që me veprimet e juaja e kthyet përendimin kundër Kosovës, në përkrahës të Serbisë.

Ju na thoni neve që jemi me Serbinë!

Neve që kemi familjarë të vrarë, në vija të frontit! Neve që i takojmë partisë që e ndërkombëtarizoj çështjen e Kosovës, që bashkë me miq e aleatë e bëmë Kosovën shtet.

Neve që pa kalkulu në vota kemi ecë përpara, sa herë e ka kërku ky vend, që ju sot po e shkatërroni!

Kujt po i thoni hajna Ju?

Ju mbrojtësit e Martin Berishajt e Nagip Krasniqit?!

Ju Qeveria e tenderëve njëburimorë?!

Ju jeni të mbështjellur në korrupsion.

Ju keni ardhë me premtimin ”HAJNAT NË BURG”, nëse ju po e dini kush është hajn pse po i leni të lirë???

A nuk i keni të gjitha nivelet e pushtetit?

Ju jeni dështakë, praktikantë e të dëmshëm. Ju jeni fatkeqësia e këtij vendi.

Që dy vjet e gjysmë asnjë e mirë për këtë vend përveç video propaganduese, skandale, korrupsion e tash izolim dhe sanksione.

Related Articles