Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit të paautorizuar të kufirit, ku dy persona një mashkull shtetas i Serbisë, dhe mashkull kosovar, përmes rrugëve dytësore jashtë vendkalimeve kufitare nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.
Në veturën e të dyshuarve, janë gjetur katër fellne të automjetit, së bashku me goma pa dokument mbi prejardhjen.
‘’Novosellë, Kamenicë / 21.02.2026 – 12:30. Njësiti policor ka ndaluar automjetin me targa të huaja, të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe pasagjeri m/k, të cilët përmes rrugëve dytësore jashtë vendkalimeve kufitare nga Serbia kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Në automjet të dyshuarit kishin pas të ngarkuar katër fellne të automjetit, së bashku me goma pa dokument mbi prejardhjen. Malli i gjetur është dorëzuar në terminal doganor për procedura doganore, kurse për kalim ilegal të kufirit është iniciuar rast për kundërvajtje të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet në njoftimin e Policisë.
