Lumturi Zeqja ndërroi jetë në lule të rinisë gjatë një sherri pranë një lokali në Leytonstone në Londër, ndërsa miku i tij mbeti i plagosur.
Mediet e huaja shkruajnë se 27-vjeçari me origjinë shqiptare u vra pasi ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij që mbeti i plagosur.
Kushërira e të ndjerit, Violeta Uka është shprehur se Lumi ishte njeri i guximshëm dhe punëtor.
“Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe ata e vranë atë. Ai ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë, prandaj ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij”, ka deklaruar kushërira e tij Violeta Uka.
“Na morën Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për ta ngushëlluar familjen”, shtoi ajo.