Hyrie Dobrunaj nga LDK-ja bëhet gruaja e parë kandidate për Deçan.
Këtë e ka bërë të ditur Armend Zemaj nga LDK-ja, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se aty ku gruaja është e para aty është edhe e mbara.
“Hyrie Dobrunaj, e para grua kandidate për kryetare në komunën tonë, e cila do të jetë edhe e para grua që do të udhëheq me Deçanin tonë. Të gjithë u bëmë NJË, për NJË qëllim të mirë, për NJË zhvillim të qytetit tonë të bukur, të bukurisë shqiptare që ndryshe quhet Deçan, duke zgjedhur NJË grua kandidate për kryetare të komunës”.
Zemaj ka thënë se do të qëndrojnë të bashkuar për ta mbështetur kandidaten e LDK-së për Deçan.
“Kandidatja jonë është nënkryetare e degës, ish-asambliste dhe profesioniste e suksesshme, bashkëshorte e devotshme dhe nënë e përkushtuar. Ne do të qëndrojmë të bashkuar, në mbështetje të kandidates tonë, ngaqë vetëm kështu e projektojmë dhe realizojmë të ardhmen e sigurt e të mbarë të komunës sonë. Na priftë e mbara!”