Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pasi u caktua numri i partisë së tij për zgjedhje lokale, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka deklaruar se numri 105 është numri i fitores për qytetin.
“105 është numri i fitores. Lista e fitores për Gjilanin. 12 tetori është fitorja jonë e dytë e madhe”, ka theksuar Hyseni, duke i bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për ta çuar përpara vizionin e tij për një Gjilan më të zhvilluar e më të drejtë.
Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, mbetet e përkushtuar për të ofruar qeverisje transparente, të ndershme dhe me fokus në interesin e qytetarëve. / Gazeta Enigma.